Munishi flet për racizmin në Superligën e Kosovës: Janë vetëm dy skuadra që merren me pisllëqe të tilla

Futboll 11 Nëntor 2019 10:30

Ismet Munishi është shprehur se asnjë futbollistë i skuadrës së tij nuk do të ofendojnë në baza racore, shkruan Insporti.com.

Munishi i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” deklaroi se në klubin e Ballkanit janë disa rregulla se si duhet të veprojnë futbollistët. “Lojtarët e mi i dinë rregullat e zhveshtores, as nuk guxojnë të bëjnë gjëra të tilla. Ne si Kosovë, nuk duhet të kthehemi në kohën e gurit, nuk duhet të merremi me racizëm. Shqiptarët janë mikpritës. Tash e presim Anglinë dhe nuk duhet të bëjmë gjëra të tilla. Kanë mbetur vetëm dy klube që po merren me pisllëqe të tilla, nuk dua t’i përmend me emra”, ka deklaruar Munishi.

Racizmi në stadiumet e Superligës së Kosovës është shfaqur në dy xhirot e fundit. Viktima e parë e ofendimeve në baza racore ishte futbollisti i Gjilanit, Jackson Ferriera në ndeshjen Vushtrria – Gjilani.

Në baza racore u ofendua edhe sulmuesi i Drenicës, Van Dave Harmon në ndeshjen Gjilani – Drita, gjithnjë sipas klubit të Drenicës dhe vetë sulmuesit i cili ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, duke shkruar se dje ishte ofenduar në baza racore.

Sipas Drenicës, Harmon është ofenduar në baza racore gjatë gjithë ndeshjes nga ish reprezentuesi i Shqipërisë, Franc Veliu.

Ndryshe, Harmon në fund të ndeshjes që përfundoi baras 1:1, mori karton të kuq pas një përplasje me mbrojtësin Veliu. /Insporti.com/

 

Javën e kaluar viktimë e racizmit ishte futbollisti i Gjilanit, sot sulmuesi i Drenicës nga futbollistët e Gjilanit

-->