Munishi: Futbollistët e huaj janë nën kujdesin e Ballkanit – kampionati duhet të shtyhet

Futboll 14 Mars 2020 12:03

Ismet Munishi është shprehur tejet i kënaqur me vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për të pezolluar të gjitha kampionatet për një kohë të pa caktuar, deri në një vendim të ri. Vendimi erdhi si pasojë e virusit korona, virus i cili tashmë shfaqur edhe në vendin tonë. Munishi për Insportin ka deklaruar se klubi i Ballkanit ka liruar të gjithë futbollistët dhe i ka udhëzuar të kenë kujdes në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova.

Arbnor Luta

Lideri i Superligës së Kosovës, Ballkani dy ditë më parë dezinfektoi të gjitha objektet e klubit, si masë parandaluese ndaj virusit. Numri një i bankinës së “portokallinjve” thotë se vendimi është tejet i duhur, në kohën e duhur për ta pezolluar kampionatin. “Është një vendim i drejtë, në momentin e duhur. Kjo do të ndikojë te klubet, por do ta përballojmë si çdo sfidë tjetër”. Munishi nuk është i mendimit se kampionati duhet të anulohet, por që të shikohen modalitetet se si të përfundohet kampionati. “Kampionati nuk shpallet i pa vlefshëm, por të shikohen modalitete si të përfundojë gara. Nuk do të ishte vendim i duhur të perfudojë kampionati në këto pozita aktuale, askush nuk duhet të përfitojë nga kjo situatë. Të shikohen modalitetet duke i kuptuar rethanat e reja atëherë gara ka kuptim”.

 

Trajneri prishtinas ka zbuluar e futbollistët e huaj që janë pjesë e klubit, janë vendosur në banesa dhe për çdo gjë klubi nga Theranda do të kujdeset. “Skuadrës i’a kam shpjeguar në detaje për situatën në të cilën gjendemi, janë të pjekur dhe e kuptojnë se si duhet të sillen. Të gjithë futbollistët janë liruar dhe do të punojnë indvidualisht, deri në një vendim të ri, për futbollistët e huaj klubi do të kujdeset për të gjitha”.

Ballkani është lider i Superligës së Kosovës me 44 pikë të grumbulluara pas 22 xhiro të zhvilluara, i ndjekur nga Drita me 43 pikë që renditet në pozitën e dytë, ndërsa pozitën e tretë është Gjilani me 41 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në të katërtën. /Insporti.com/

-->