Munishi i dëshpëruar: Një ndër humbjet më të rënda në karrierën time

Futboll 17 Prill 2019 17:06

Vëllaznimi ka pësuar një humbje turpëruese nga Trepça ’89 në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në kuadër të Kupës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, nuk tregoi asgjë nga lojë kjo për shkak edhe të kundërshtarit, të cilët zhvilluan ndeshjen e vitit.

Trajneri Munishi pas ndeshjes deklaroi se kjo ishte një ndër humbjet më të rënda si trajner që ka përjetuar.

“Dita më e rëndë si trajner për mua, iu kërkoj falje tifozëve të cilët kanë ardhur për të na mbështetur. Mirëpo futbollistët e Trepcës zhvilluan një ndeshje të mirë dhe ishin shumë të mirë në kundërsulme. Ne tentuam të shënojmë një gol, por mysafirët ishin shumë të mirë në fazën e mbrojtjës”, deklaroi Munishi për Supersport Kosova,  transmeton Insporti.com.

Golat për ish kampionin kosovar i shënuan Engjëll Hoti, Arb Manaj, Arbnor Muja dhe Lacina Traore. /Insporti.com/