Munishi i kundërpërgjigjet tifozëve të Arsenalit: Portalet më kanë nxjerr krejtësisht prej kontekstit

Futboll 10 Maj 2021 22:58

Ish- trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi javën e kaluar me anë të një deklarate ka thënë se tifozët e Arsenalit janë më të poshtrit në futboll, përcjell Insporti.

Ndaj deklaratave të trajnerit të Gjilanit nuk kanë qëndruar aspak të heshtur klubi i fansave të Arsenalit në Kosovë.

Pas deklaratës së fansave të ‘Gunners’ në Kosovë, ku këta të fundit ia përmendën ndeshjet e kurdisuar. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar vetë Munishi, i cili është kundërpërgjigjur duke thënë se deklaratën nga konteksti ia nxorën portalet.

Reagim zyrtar i Munishit, pa ndërhyrje:

Deklarata ime per tifozet e Arsenalit nuk ka te beje me tifo grupin e Arsenalit Shqiptar e Kosovar .

Reagimet e tifozeve te Arsenalit neper bote ne raport me kohen kur ishte Arsen Wenger para se te largohet dhe ne raport me Granit Xhaken kan qenë tepër të ulta dhe denigruese e fyese, e sidomos me Granitin .

Portalet me kanë nxjerr krejtesisht prej kontekstit dhe ne studio nuk me lan ta perfundoj mendimin e sakt.Kush eshte ndier i ofenduar nga Shqiptaret nuk me ka kuptu dhe me vije keq .

Kush e don futbollin e ka pa Arsenalin e Wengerit e Anris e Berkamp e din qka po flas.Konteksti ka qenë ne raport me abuzimin e tifozve me lojtaret treneret etj dhe dëmin që i bejne klubit me keto reagime shpesh shume te ulta.Me Respekt I .M

-->