Munishi ironizon me Ademin: Tefikun leje në dhomën e VAR-it

Futboll 14 Dhjetor 2020 11:58

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vazhduar me premtimet e tij të llojit të një “politikani” në studio televizive, kësaj radhe ishte ajo e Radio Televizionit të Kosovës “RTK”. Ademi deklaroi se nga sezoni i ardhshëm në Superligën e Kosovës do të përdoret sistemi “VAR”, shkruan Insporti.com.

Sipas numrit një të Federatës së Futbollit, ka ngritje në cilësi dhe  se kanë aplikuar në UEFA për sistemin VAR.

“Ka ngritje të cilësisë në Superligë, e thonë edhe të gjithë ekspertët. Jemi marrë edhe me referimin, kemi bërë edhe freski, ku edhe FIFA dëshiron të shohë fresk.  Kjo është meritë e instruktorëve të FIFA-së dhe komisioneve tona që kanë punuar pa ndalur. Pas ankesave ndaj gjyqtarëve, unë kam qenë këmbëngulës që ta kemi sistemin VAR. Por, janë disa kritere që duhet përmbushur. Ne kemi aplikuar për VAR, por nuk e di a do të jetë i gatshëm për edicionin e ardhshëm, apo gjatë zhvillimit të kampionatit”, potencoi Ademi. Me doemos do ta bëjmë, edhe pse është paksa i kushtueshëm. Gjithsesi do të jemi me VAR vitin e ardhshëm”, deklaroi mbrëmë në Sporti në RTK, transmeton Insporti.com.

Me këtë deklaratë të Ademit, ka ironizuar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Munishi ia ka sygjeruar që në dhomat e VAR të vendoset gjyqtari i Superligës, Tefik Maloku.

“Tefik Malokun leje te dhoma e varit. Edhe zgjidhen problemet kryetar”, ishte komentin i Munishit për deklaratën e Ademit se do të aplikohet sistemi VAR në Superligë.

Këtë sygjerim Munishi e ka bërë në mënyrë ironike, pasi nuk ishte i kënaqur aspak me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Maloku në derbin Prishtina – Ballkani (2:1), që u zhvillua të dielën (dje) në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo deklaratë e Ademit duhet të jetë një “ëndërr” e mirë e tij, pasi të aplikohet VAR kërkohet që të jenë stadiumet moderne, e që në elitën e futbollit tonë mungojnë.

Janë vetëm dy stadiume të lincencuar nga UEFA dhe FIFA për t’u zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare, stadiumi “Fadil Vokrri” dhe ai në Mitrovicë “Adem Jashari”.

Në këto dy stadiume mund të aplikohet sistemi VAR. /Insporti.com/

-->