Munishi ironizon me naftën e deputetëve pa vetura – zbulon sa shpenzon ai për një muaj

Të enjtën mbrëma dhe sot(e premte) është bërë temë kryesore në vendin tonë shpenzimet e deputetëve të Kosovës me karburante, shkruan Insporti.
Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi, ka ironizuar me situatën e krijuar duke shkruar një status në rrjetin e tij social Facebook.
Ai ka shkruar në rast se ia pagujnë naftën Prishtinë – Gjilan, ua ndërron temën, duke aloduar se do bëj diçka që do bëhej virale.
Munishi nga ky sezon është trajner i Gjilanit dhe në një prononcim për Insportin ka treguar për shpenzimet e tij se sa harxhon për një muaj. “Shpenzoj rreth 250 euro në muaj, përdori karburantin disel. Udhëtoj çdo ditë Prishtinë – Gjilan dhe anasjelltas.
Shpesh me ndodhë që të bëj këtë rrugë dy here brenda ditës. Tash edhe është rritur çmimi i karburantit, pra kjo është normale me udhën që e bëj unë”.
Në mbrëmjen e kaluar, televizioni “Kanal10” publikoi shpenzimet marramendëse të deputetëve të Parlamentit të Kosovës për karburante që ata përdorin për veturat e tyre. Problemi edhe më i madh është se disa prej tyre nuk posedojnë fare vetura dhe janë banorë të kryeqytetit, Prishtinë. /Insporti.com/