Munishi: Kandidati më serioz për titullin kampion është Llapi
Futboll
22 Nëntor 2021
22:22

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më interesant këtë sezon.
Ismet Munishi lidhur me ecurine e kampionatit ka folur edhe për kadidatët për titullin kampion.
Sipas Munishit skuadra e Llapit është kandidati kryesor për titull të kampionatit pasi që kanë ecuri fantastike.
‘Kandidatin më serioz për titull kampion e shoh ekipin e Llapit, sepse janë skuadra në formë fantastike, ku në 7 ndeshjet e fundit, ka arritur 6 fitore. Ecuri me të mirë nuk ka pasur asnjë skuadër’, tha Munishi për “Infokusin”.
Gjilani aktualisht është duke e kryesuar tabelën me 25 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe rivali lokal i tyre, Drita, shkruan Sheshi.info