Munishi kërkon falje për fjalën që përdori për lojtarin e Dritës: Ishte gabim gramatikor

Futboll 12 Shkurt 2019 08:04

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi duke folur per ndeshjen ndaj Dritës e quajti ‘zezak’ sulmuesin e Dritës, Nwabueze.

Bylbyl Sokoli i kërkoi te tërheq fjalën dhe të thotë ‘futbollist me ngjyrë’ e Munishi menjëherë kërkoi falje.

Pasi kërkoi falje në emision, Munishi kërkoi falje edhe nepërmjet një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Ismet Munishit:

“Sonte në Duelin Sportiv në RTV Dukagjini kam bërë një gabim rreth një fjale të përdorur i cili ishte gabim gramatikor dhe për të cilin i’u kërkoi falje atyre që janë prekur e më së shumti futbollistit në fjalë. Jemi këtu për sport dhe jo për deklarata që ta lëndojmë dikë. Andaj kërkoj mirëkuptim sepse rrallë herë ndodh që ta lêndoj dikë qëllimisht e as sot nuk ishte qëllimi i tillê. Respekt”, ka shkruar Munishi.

Ismet Munishi me Vëllaznimin ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës, pas triumfit ndaj ish-skuadrës Dritës në çerekfinale.