Munishi kështu e komenton akuzën e Llapit ndaj Prishtinës
Futboll
05 Mars 2019
08:59

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, ka komentuar akuzën e Llapit ndaj Prishtinës.
Sipas Munishit kjo është akuza më qesharake që ka dëgjuar ndonjëherë, transmeton Insporti.com.
Ai këtë e tha në emisionin “Dueli Sportiv” të RTV Dukagjini.
”Nëse shohim kampionatet në rajon, Superliga jonë është kampionati më korrekt”, deklaroi Munishi.
”FFK të japë premi për një skuadër, ashtu siç e shkroi Llapi, kjo ishte qesharake”.
”Në shekullin 21 të dëgjosh akuzë të tillë, kjo ndodh te ne”, tha mes tjerash Munishi. /Insporti.com/