Munishi: Kjo skuadër do të jetë kampione e Superligës

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, në rolin e analistit ka komentuar garën për titull në Superligën e Kosovës.
Munishi, në emisionin ‘Dueli Sportiv’ propozoi që të largohen deklaratat e trajnerëve menjëherë pas ndeshjeve, raporton Insporti
Sipas tij, kjo duhet të bëhet një ose dy orë pasi të kenë përfunduar ndeshjet.
“Unë do t’i kisha larguar deklaratat pas lojës në mënyrë që të qetësohet trajneri pas një ore apo dy, dhe të jetë më racional”, theksoi Munishi.
Ai tutje komentoi luftën ‘e nxehtë’ për titull, duke thënë se gjasat më të mëdha i ka skuadra e Feronikelit.
“Feronikeli i ka gjasat më të mëdha nga këto skuadra pavarësisht gafës, është në vend të parë dhe mendoj se ka përparësi”, tha Munishi.
“Përpari psikologjike kur tri skuadra luftojnë për titull nuk ka, mirëpo fiton ajo skuadër që merr masat për të qenë më e qetë”, shtoi ai.
“Të trijat [Feronikeli, Prishtina, Llapi] kanë presionin e çdo ndeshje për fitore, por ajo skuadër që do të jetë më racionale, më e pjekur, shumë më e qetë, ajo skuadër në fund shpallet kampion”, tha Munishi. /Insporti.com/