Munishi: Kosova ndaj kësaj kombëtareje luajti si Barcelona

Kombëtarja 13 Tetor 2019 23:23

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në mes të tjerash ka folur për vlerën e ‘Dardanëve’, në prag të ndeshjes Kosova – Mali i Zi.

Kosova e Mali i Zi takohen nesër në kuadër të grupit A të kualifikimeve në ‘Euro 2020’.

“Vlera e Përfaqësueses së Kosovës është në rritje, por nuk e dimë se sa do të rritet”, tha Munishi në “Dueli Sportiv”.

“Mund ta arrijë edhe vlerën e një miliardë euro, e kemi Rashicën që kushton mbi 30 milionë euro, ashtu edhe Vedat Muriqin e Amir Rrahmanin. Gjithë këta janë në fillim të karrierës së tyre”, vlerësoi Munishi.

“Reprezentacioni i Kosovës është promotori i tyre. Jemi në atë nivel që promotor më i madh është reprezentacioni se sa skuadra”, tregoi më tej trajneri i Ballkanit.

Tutje, Munishi tha se ndaj një kombëtareje të respektuar dhe shumë më lart se Kosova në ranglistën e FIFA-s, siç është Republika e Çekisë, Kosova e kontrolloi tërësisht lojën dhe e ruajti topin, sikur të ishte Barcelona.

-->