Munishi kujton kohën kur luante në Ukrainë: Aty njoha popullin trim dhe patriot të Ukrainës

Futboll 01 Mars 2022 16:13

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi ka kujtuar kohën kur kishte luajtur në Ukrainë me klubin, Vorlska Potlava, shkruan Insporti.

Munishi ka thënë se aty ka njohur shumë miq duke e përshkruar popullin ukrainas si shumë patriot, dhe duke uruar që ta tejkalojnë shpejt këtë sfidë.

Postimi i Ismet Munishit:

Fotografi nga ndeshja Vorskla – Shahtar .

Pata nderin të luaj ne kampionatin Ukrainas dhe të njoftoj shumë miq dhe popullin trim dhe Patriot të Ukraines .

Ne keto kohra të vështira për ju miq dhe popull i dashur i Ukraines unë lutem për juve dhe dhasht zoti i tejkaloni keto sfida të veshtira .

Ju nuk po i mbroni vetem  shtepit tuaja vendin tuaj , por po e mbroni demokracin dhe mbarë njerzimin .

Slava Ukraini

Slava Geroyam.

Karriera prej futbollisti e Ismet Munishit:

Ismet Munishi arriti rezultate të larta dhe përparoi në karrierën e tij në klubet KF Flamurtari dhe KF Prishtina, dhe më pas kaloi në Slloveni, në vitin 1997, dhe bëhet kampion i Sllovenisë me ekipin Maribor Branik, ku edhe pati shansin që të luaj në fazat kualifikuese të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Pas arritjeve që pati në Slloveni ai u aktivizua në futbollin turk, në klubin që në atë kohë renditej në Ligën e parë turke, Shekerspor të Ankarasë, ku luajti për një vit e gjysëm. Më pas ai shkon në Izrael përkatësisht në Klubin Maccabi Herzliya. Qëndrimi i tij në Izrael zgjati vetëm gjashtë muaj. U rikthye përsëri në kampionatin slloven në klubin Olimpija të Lubjanës, dhe më vonë u aktivizua në kampionatin bullgar.

Ai u rikthye në Kosovë pas luftës dhe u aktivizua me disa klube të Ligës së Parë si KF Flamurtari, KF Kosova. Më vonë ai u aktivizua edhe me klube shqiptare të Ligës së Parë si KS Laçi të Laçit dhe KF Besa të Kavajës për tu transferuar përsëri në Ukrainë në ekipin e Ligës së Parë Vorskla të Poltavës së bashku me bashkëkombasit e tij Armend Dallku dhe Debatik Curri.

Pas qendrimit të tij 15 mujor në Ligën Elite të Ukrainës me klubin e Vorlska Potlava, Munishi u kthye në Shqipëri për t’u inkuadruar në Kampionatin Shqiptar me ekipin KS Besa të Kavajës, ku aty përfundoi sezonin 2005/2006.

/Insporti.com

-->