Munishi: Ky futbollist i Kosovës jashtë zonës është totalisht i pa rrezikshëm

Kombëtarja 14 Nëntor 2019 20:21

Trajneri i mirënjohur i Ballkanit, Ismet Munishi ka deklaruar se nuk i ka pëlqyer formacioni i vendosur nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challadnes, raporton Insporti.com.

Munishi i ftuar në rolin e analistit në emisionin “Dueli Sportiv” në Radio Televizionin Dukagjini, është shprehur jo shumë i kënaqur me formacionin e Kosovës.

“Më shumë jam kanë për një formacionin më elastik, më të shpejtë në aksion. Gjithsesi aktivizimi i Nuhit do të kishte ardhur në shprehje kur Kosova do të ishte duke fituar. Nuhiu jashtë zonës është totalisht i pa rrezikshëm”, ka deklaruar Munishi

Tashmë, kanë mbetur më pak se një orë para fillimit të ndeshjes e vlefshme e grupit A.

Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45. /Insporti.com/

 

-->