Munishi me mesazh interesant për bashkëshorten e tij me rastin e Shën Valentinit (FOTO)

Futboll 14 Shkurt 2020 21:18

Ismet Munishi është i njohur për deklaratat, postimet e veprimet e tij, shpeshherë edhe karizmatike.

Trajneri aktual i Ballkanit nuk e ka lëshuar rastin që për festën e Shën Valentinit të postojë në foto me bashkëshorten e tij, Fluturën, ndërsa krahas fotos, ka shkruar:

“Aq e madhe është dashnija jonë sa edhe Shën Valentini na ka lakmi. Urime Rrush I love you”.

Munishi me Ballkanin i prin tabelës në Superligë me 34 pikë të grumbulluara, ndërsa është kualifikuar edhe në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës.

-->