Munishi: Në Drenicë ka humbur edhe Serbia

Futboll 03 Maj 2021 08:15

Ismet Munishi si gjithmonë në fundjavë lëshon deklaratën e javës në futbollin e Kosovës. Munishi edhe kësaj radhe ka bërë bujë me deklaratën e tij rreth ndeshjes së Drenicës me Ballkanin, të cilën e fituan futbollistët nga Drenica, shkruan Insporti.com.

Trajneri I Gjilanit I ftuar në emisionin “Ekipi A” në televizionin ATV ka zbuluar një bisedë me një gazetar të sportit, duke thënë se në Drenica ka humbur Serbia dhe se atje mund të mposhtet çdokush.

”Drenica është skuadër e cila luan mirë në Skenderaj, unë i kam thënë një gazetari, në Drenicë ka humbur Serbia kështu që mund të humb çdokush. Unë sa herë shkojë në Skenderaj shkoj të familja Jashari edhe lojtarëve të huaj iu tregoi për Drenicën’ tha Munishi.

Drenica mposhti Ballkanin në stadiumin “Bajram Aliu” me rezultatin 2:1 në kuadër të Superligës, duke bërë një hap të madh drejt mbijetesës, pasi renditet në pozitën e gjashtë me 38 pikë kur kanë mbetur edhe katër xhiro për të përfunduar ky sezon. /Insporti.com/

-->