Munishi në përvjetorin pestë të pranimit të Kosovës në UEFA: Ti ishte meritori dhe bëre punë që të pranoheshim

Futboll 03 Maj 2021 13:26

Sot, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA.

Në këtë ditë, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtim dhe lobim të ashpër nga Serbia.

Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtari i 55-të i shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër. Dy vota ishin shpallur të pavlefshme.

Këtë ditë të madhe e ka kujtuar edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, transmeton frontonline.

Në përvjetorin e pestë të pranimit të Kosovës në UEFA, Munishi e ka kujtuar legjendën, Fadil Vokrri.

Postimi i plotë i Munishit në “Facebook”:

Falemderit Legjendë
Ne pervjetorin e pranimit ne Uefa po kalojmë momente jo te lehta , jemi ne kohë Pandemie e krize ne qdo sferë të jetes . I lutem zotit të na ndihmoi sikur na ndihmoi gjithmonë e edhe ne kohen kur u pranuam ne istancat me të larta te futbollit . I lutem zotit te fitoj arsyja te fitoj drejtesia dhe humanizmi siq fitove ti Fadil ndaj atyre qe deshten me qdo kusht te na getoizojnë e ndalojnë zhvillimin e futbollit. Urime Futbollist , trener , punetor sportiv dhe donator. E shpirti ytë pastë dritë dhe qoftë i perjetshem kujtimi per ty Fadil Vokrri , urime Fadil sepse ti ishe me meritori dhe bere pune kolosale qe ne te pranohemi ne Uefa e Fifa“.

-->