Munishi nuk prononcohet, Hyseni në vend të tij

Futboll 25 Prill 2021 19:10

Ndihmës trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni ka deklaruar se klubi gjilanas do ta respektojë kampionatin duke mos u përfshirë në aleanca me klube të tjera.

Do ta respektojmë kampionatin deri në fund edhe pse jena jashtë objektivave është një mundësi e mirë m’i shiku futbollistët që janë për vitin tjetër”, deklaroi Hyseni për “Art Sport”, transmeton Insporti.com.

Hyseni pas ndeshjes me Ballkanin u prononcua për media në vend të trajnerit Ismet Munishi.

Gjilani u mposht nga Ballkani me rezultat minimal me golin e Mevlan Zekës. /Insporti.com/

-->