Munishi pas barazimit: Po të kishin luftuar çdo ndeshje si sot, Prishtina do të ishte në garë për titull

Futboll 27 Shkurt 2022 15:36

Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Në Suharekë u takuan Prishtina e Gjilani, ndërsa ndeshja përfundoi 2:2. 

Pas barazimit, për ART Sport, ka folur trajneri Ismet Munishi, i cili konsideroi se ndeshja ishte e mirë pavarësisht rezultatit. Munishi theksoi se Prishtina luftoi sot ndaj Gjilanit dhe po të luftonte kështu në çdo ndeshje do të ishte kandidat për titull.

“Rezultati është real, na lujtëm shumë mirë pjesën e parë dhe fillimin e pjesës së dytë. Në momentin kur u desht me dënu Prishtinë nuk i shfrytëzuam mirë rastet. Sido që të jetë është një ndeshje e mirë. Sigurt që me luftu kështu çdo ndeshje Prishtina, ishin kanë kandidat për titull. Sigurisht paskan pas ndonjë premio, po ju bofshin mirë. Do të përkushtohemi në ndeshjen e radhës” – tha Munishi, përcjell Insporti.

Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e dytë me 43 pikë, ndërsa Prishtina e gjashta me 26 pikë.

-->