Munishi pas fitores: Kjo gjë nuk është asgjë e re për Ballkanin

Futboll 29 Qershor 2020 20:00

Ismet Munishi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Ballkanit ndaj Vushtrrisë.

Suharekasit fituan 3-1 ndaj vushtrriasve në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, duke vazhduar të qëndrojnë në garë për titull.

Munishi deklaroi pas takimit se është i kënaqur me lojën që bënë lojtarët e tij, ndërsa pas rezultatit 3-0 vendosi të respektonte kundërshtarin.

“Isha i kënaqur me angazhimin, ishte paksa vapë, kemi pasur shumë lojë e shumë ngarkesë. Isha i kënaqur me gjithë futbollistët”, ka thënë trajneri i Ballkanit për Super Sport Kosova.

“Pas rezultatit 3:0 desha ta respektoj kundërshtarin si dhe futbollistët që nuk janë inkuadruar më herët. Në përgjithësi jam i kënaqur me ndeshjen”.

“Skuadra e jonë është shumë e gatshme për arsye se jemi të vetmit që kemi luajtur çdo ndeshje, çdo ndeshje kundërshtarin e fortë, pra për neve nuk është asgjë e re”, përfundoi Munishi.

Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 53 pikë, pesë më pak se lideri Drita.

-->