Munishi pas kualifikimit të Realit: Besoj që e keni kuptuar kush është klubi numër 1 në botë
Futboll
10 Mars 2022
00:02

Ndeshje spektakolare u zhvillua sonte në “Santiago Bernabeu”. Real Madridi zhvilloi një pjesë të dytë fantastike për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Real Madridi arriti të kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve duke fituar 3:2 me rezultat të përgjithshëm.
Pas kualifikimit të Real Madridit, ka reaguar edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.
“Besoj që Mbape e ka kuptu ku duhet mu transferu ..!Besoj që edhe ju e keni kuptu kush oshtë klubi nr 1”, shkroi Munishi në profilin e tij në Facebook