Munishi pas ndeshjes: “Gjynah që jemi dalë jasht objektivave se me këtë skuadër kishim bo gjëra të mëdha”

Futboll 10 Prill 2021 17:06

Trepça ’89 e hapi javën e 28-të në Superligë duke e mposhtur 0-1 në udhëtim Arbërinë, ndërsa sot u zhvilluan edhe dy ndeshje interesante, shkruan Insporti.

Gjilani priti Feronikelin dhe mori një fitore minimale prej 1-0, ku golin e vetëm e shënoi Gerhard Progni, i cili gjuajti nga ndërprerja dhe realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur.

Pas ndeshjes, trajneri Ismet Munishi ka folur për formën e mirë të skuadrës së tij.

“Jam shumë i kënaqun me lojën, me rezultatin, krijuam raste, lujtëm shpejt dhe në shpejtësi e sipër i bëmë edhe gabimet, për penalltinë, ma shumë m’u dhimt lojtari që humbi penalltinë se sa penalltia.

“Absolutisht ekipi nuk ka kurgjo negative, duhet të rritet konkurrenca, skuadra është fantastike, sot e pamë skuadrën edhe ne fazën e sulmit dhe në fazën e mbrojtjes.

“Gjynah që jemi dalë jasht objektivave se me këtë skuadër kishim bo gjëra të mëdha”, përfundoi Munishi.

Ndryshe, nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera për t’u mbyllur java e 28-të. /Insporti.com

-->