Munishi për Challandes: Nuk e ka shpikë futbollin, Daku e Manaj nuk të koritin

Superliga e Kosovës 24 Maj 2021 11:29

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi njihet për punën e tij të madhe me futbollistët vendorë.

Madje, ai vazhdimisht ka kërkuar që futbollistët nga Superliga e Kosovës të ftohet nga përfaqësuesja.

Në emisionin “Ekipi A” në ATV, duke iu referuar sulmuesve Mirlind dhe Arb Manaj, Munishi që drejton Gjilanin ka kritikuar ashpër Challandesin.

“Kundër Moldavisë, Mirlind Dakun e inkuadruan vetëm dy minuta, tash duhet ta gjejmë një moment. Daku dhe Arb Manaj nuk janë futbollistë që të koritin”, ka thënë Munishi, përcjell FrontOnline.

“Bashkëlojtarët e tyre që luajnë aty i kanë nga dy gola, edhe Muriqi i ka shënuar vetëm dy gola, dy në stërvitje, ai tjetri hiç. Por, futbolli është sport i përgjegjësive. Daku dhe Manaj e kanë gjatësinë dhe gjithçka tjetër. Sa i përket trajnerit Bernard Challandes, ku ka luajtur ai? Zvicra njihet për skijim, ai nuk e ka shpikur futbollin këtu te ne”, theksoi ish-trajneri i Ballkanit.

“Mos të na tregon Zvicra për futboll sepse futbolli është shpikë në Angli”, shtoi Ismet Munishi.

-->