Munishi për Kosovën: Boll na keni nënçmu, garantoj se lojtarët e mi janë fizikisht më mirë se disa të top klubeve evropiane

Futboll 17 Nëntor 2020 20:15

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka bërë një reagim tjetër në lidhjen me Kombëtaren e Kosovës.

Munishi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se lojtarët që luajnë nuk duhet të shikohen në emra apo në klubet ku luajnë, por të shikohet forma momentale e tyre.

Reagimi i Munishit:

Mos shikoni kush qysh e ka emnin .

Mos shikoni kush ku lun.

Selekciononi ne parametra dhe ne formën momentale se kush si është , cili eshte ne formën momentale më të mirë .

Boll na keni nenqmu ligën e Kosoves .!

Për një gjë jam i sigurt se lojtaret e mi jan fizikisht më mirë se disa që luajnë neper klubet më prestigjioze evropiane ju garantoj .

Se per disa qe nuk jan duke lujtë fare as që diskutohet .

Unë biri yt Kosovë. /Insporti/

-->