Munishi: Po të isha unë selektor do ta kualifikoja Kosovën në Evropian dhe Botëror

Futboll 16 Janar 2021 01:46

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi në një intervistë të dhënë në emisionin “Dhoma Rrëfimit” ka deklaruar që do t`i pëlqente që një ditë të ishte përzgjedhës i Kosovës në futboll.

Ismet Munishi ka thënë që ai do ta kualifikonte Kosovën në kampionatin evropian dhe atë botëror.

“Mua do më pëlqente që të jem selektor i Kosovës, po të isha unë do ta kualifikoja Kosovën në Evropian dhe Botëror”, tha Munishi.

Image

Ndryshe, Ismet Munishi u largua nga Ballkani javë më parë dhe në vend të tij u emërua Bledi Shkëmbi.

-->