Munishi: Referimi sot nuk më ka pëlqyer fare, jam që moti në sport

Futboll 20 Tetor 2019 23:12

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka shprehur mllefin e tij pas humbjes që skuadra e tij e pësoi sot ndaj Dritës, shkruan Insporti.com.

Munishi nuk është i kënaqur aspak me ndarjen e drejtësisë, pasi sipas tij skuadra e tij është dëmtuar. “Referimi sot nuk më ka pëlqyer fare, jam që moti në sport. I bëj thirrjeve organeve që ta shohin këtë ndeshje, i kemi pasur dyshimet tona edhe para ndeshjes. Duhet të merren masa, sepse nuk guxojmë të lejojmë që kampionati ynë të shkojë kështu”, ka deklaruar Munishi në emisionin “Dueli Sportiv”, transmeton Insporti.com.

Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, Ballkani ka humbur me rezultat 2:0 nga Drita, aty ku Munishi u përjashtua me të kuq. /Insporti.com/

 

 

 

-->