Munishi refuzon skuadrën turke, kjo është arsyeja

Futboll 06 Dhjetor 2018 19:18

Ismet Munishi njihet si njëri ndër trajnerët më karizmatikë në futbollin e Kosovës.

Deri para pak javësh, ai ishte i papunë pas largimit nga Besa e Pejës, skuadër nga e cila u largua shkaku i disa mosmarrëveshje me klubin pejan.

Por, tani ai është rikthyer te Vëllaznimi i Gjakovës, me ftesën e presidentit, Agim Cana.

Së fundi Munishin ka treguar edhe një detal interesant, duke bërë me dije se dje e ka pasur një ofertë nga Turqia, por të cilën e ka refuzuar.

”Kisha ofertë nga një skuadër e Ligës së Dytë në Turqi, por për momentin i gjithë fokusi im lidhet me Vëllaznimin”, ka thënë Munishi i ftuar në një emision në radio.

”Ofeta ka qenë konkrete, ideja ka qenë të shkoja me disa lojtarë të Kosovës dhe t’u ndihmoj. Gjithashtu, drejtuesit e këtij klubi i kanë vëzhguar edhe disa lojtarë të Prishtinës”, u shpreh Munishi.