Munishi: Respekt për të tjerët, Kupa është e Vëllaznimit

Futboll 16 Prill 2019 18:39

Të nesërmen do të zhvillohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në Futboll.

Vëllaznimi është i nikoqir i ish kampionit të Kosovës, Trepça ’89 ndërsa gjysmfinalja tjetër do të jetë në mes të Ballkanit dhe Feronikelit.

Skuadra gjakovare në krye me trajnerin e mirënjohur, Ismet Munishi synon triumfin në këtë garë, që i garanton dalje në garat evropiane për sezonin e ardhshëm, shkruan Insporti.com.

Insporti ka kontaktuar trajnerin Munishi, i cili është shprehur optimist për fitore por që nuk do të mund të llogarit në shërbimet e futbollistit, Kushtrim Gashit.

Madje, Munishi ka thënë se mungesa e Gashit është shumë e madhe pasi që ai është futbollisti më i mirë në Kosovë në pozitën e tij.

“Kemi një mungesë shumë të madhe, Kushtrim Gashi i cili është i pa zëvendësueshem, është futbollisti më i mirë në Kosovë në këtë pozitë, ai do të mungojë për shkak të kartonëve, por jemi munduar t’ia bëjmë disi. Gjysmëfinalen e presim më optimizëm dhe besojmë se do ta fitojmë krejt. Po më vie keq nga Ballkani, Feronikeli, ndoshta prekën por ne besojmë se do ta fitojmë kupën”, ka thënë Munishi për Insporti.

Kujtojmë se ‘kuqezinjtë e Jakovës’ kishin eliminuar skuadrën kampione të Kosovës, KF Drita, në çerekfinale.

Vëllaznimi bënë garë në rangun e dytë të futbollit kosovar dhe është një nga pretendentët për rikthyer në Superligë.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Mitrovicë pas një jave. /Insporti.com/

 

-->