Munishi surprizohet nga djali i tij, Diego – tregon që qan kur humb lojën ekipi i babait të tij

Futboll 21 Dhjetor 2021 15:20

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi u paraqit me bashkëshorten dhe fëmijët e tij në emisionin “Libero” në ATV, shkruan Insporti.

Munishi foli më gjerësisht rreth jetës personale, e profesionale.

Djali tij, Diego tregoi se si ndjehet kur e sheh që babai i tij ka humbur në ndonjë lojë.

‘’Nuk bëhem nervoz, vetëm më vjen një ndjesi të qaj. Humbjet i përjetoj shumë rëndë’’ – tha Diego, i cili zbuloi se kur fiton babain e presin me këngën e Diego Maradonës.

-->