Munishi tregon futbollisti më të mirë të Kosovës ndaj Greqisë

Nations League 15 Tetor 2020 08:15

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim nga ndeshja e mbrëmshme në Athinë.

Në kuadër të Ligës C të Kombeve, “Dardanët” janë përballur sonte me Greqinë duke barazuar 0:0.

Pas ndeshjes  trajneri kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar ndeshjen, derisa ka lavdëruar Aro Muriçin.

“Aro Muriç ishte futbollisti më meritor që e morëm një pikë sonte, situata e tij para ndeshjes u bë e madhe nga mediat”, deklaroi Munishi në “Klan Kosova”, përcjell “Zeri.info”.

“Një futbollist tjetër që më la përshtypje sonte ishte edhe Lirim Kastrati, kemi një futbollist të madh”, tregoi ai.

“Ndoshta vetëbesimi te pasimi i fundit dhe këmbëngulja te disa situata, sidomos te Lirim Kastrati, ishin disa nga pikat e dobëta sonte, ku në disa raste nuk ishte i saktë”, potencoi trajneri i Ballkanit.

“Më mirë do të ishte ta finalizonte vetë aksionin, mendoj se në ndeshjet tjera, Kastrati do ta ketë besimin e trajnerit Challandes”, përfundoi Munishi.

-->