Munishi tregon pse kundërshtari i tyre luajti me juniorë

Futboll 08 Korrik 2020 23:05

Ballkani ka shënuar fitore të lartë përballë Llapit (5-1), që kishte udhëtuar me përbërje të dytë në Suharekë.

Por, për këtë kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, foli pas ndeshjes, teksa theksoi se skuadra e Llapit ishte ruajtur për ndeshjen e radhës, pasi që e ka ditur se ‘portokallinjtë’ janë të pathyeshëm në shtëpi.

“Llapi e ka vlerësu se ka ndeshje më të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme duke e ditur që ne jemi të fortë këtu”, tha fillimisht Munishi për “Super Sport Kosova”.

“Me rezultatin e thellë në pjesën e parë, iu dhash rastin lojtarëve të ri në pjesën e dytë”.

“Dëshira ime ishte që këta lojtarë të ri t’i shoh në Superligë por duhet ditur të zgjedhim lojtë që duhet t’i aktivizojmë pasi ndeshjet e para të tyre në Superligë duhet të jenë paksa më të lehta”.

Kështu, Ballkani me fitore, tashmë gjendet në pozitën e dytë në tabelë me dy pikë më pak se lideri aktual, Drita.

Kurse, Llapi vazhdon të jetë i rrezikuar pasi ende nuk e ka siguruar mbijetesën.

-->