“Muric do të bëjë përsëri gabime, është vetëm 20 vjeçar”

Futboll 05 Gusht 2019 15:26

Trajneri i Nottingham Forest, Sabri Lamouchi është njëri nga emrat e shumtë që i ka dalë në mbrojtje portierit Arijanet Muric.

Gardiani nga Kosova ishte fajtori kryesor në humbjen e skuadrës së tij nga West Brom 2-1, pasi të dy golat e pësuar rrodhën nga reagimi i ngathët i porterit.

Përpos bashkëlojtarëve, në mbrojtje Muricit i ka ardhur edhe trajneri Lamouchi.

“Gjatë një ndeshje, duhet të jeni të qetë, të zgjuar, të fokusuar. Të adaptoheni dhe të fokusoheni në lojë. Por, mos harroni se ai (Muric) është vetëm 20 vjeçar. Ai do të bëjë sërish gabime”, tha Lamouchi.

“Kur një portier bën gabime, ekipi pranon gola. Kur sulmuesit humbasin mundësi për të shënuar apo mesfushorët bëjnë gabime, është ndryshe”, shtoi ai.

Kujtojmë që 20-vjeçari është i huazuar në Championship për një sezon, derisa vazhdoi kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2024.

-->