Muric do të huazohet në këtë klub

Futboll 18 Qershor 2019 19:50

Arijanet Muric sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Manchester City, sipas medieve angleze, transmeton Insporti.com.

Reprezentuesi i Kosovëës do të huazohet në Nottingham Forest, skuadër që bën gara në rangun e dytë të futbollit anglez “Championship”, në mënyrë që ai të fitojë më shumë përvojë.

Manchester City është shumë afër marrëveshjes me portierin e skuadrës së Eibarit, Asier Riesgon.

Muric këtë sezon ishte portieri i dytë pasi portieri kilian, Cluadio Bravo pësoi lëndim të rëndë, por tashmë ai është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm.

Shqiptari 20 vjeçar i bëri vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat për Manchester City, por la gjurmë në League Cup me pesë paraqitjet e tij si titullar, duke qenë ndër më meritorët pse City e fitoi këtë trofe.

Murici debutoi në ekipin kombëtar të Kosovës në nëntor të vitit të kaluar dhe që prej atëherë i ka bërë pesë paraqitje për verdhekaltrit, duke ia zënë vendin e titullarit ish-kapitenit Samir Ujkanit. / Insporti.com/

-->