Muric flet për shanset e Kosovës për “Euro2020”

Futboll 23 Korrik 2019 19:28

Arijanet Muric është shprehur optimist në shanset për kualifikim të Kosovës në “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

Portieri i Nottingham Forestit ua ka mundësuar tifozëve që të bëjnë pyetje përmes rrjetit social, Instagram.

Njëra prej pyetjeve ishte: “A je optimist për EURO 2020?”.

“Uoo po”, ka shkruar ai në gjuhën angleze.

Kosova momentalisht grumbullon 5 pikë nga 3 ndeshje në Grupin A, një më pak se Anglia e Republika Çeke.

-->