Muric publikon fotografinë e fëmijërisë

Kombëtarja 04 Shkurt 2020 16:17

Arijanet Muric ka kujtuar fëmijërinë e tij duke publikuar një fotografi, shkruan Insporti.com.

Muric në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi se si dukej para 10 vjetësh.

“10 vjet më parë”, ka shkruar portieri i lindur në Zvicër, derisa shihet së bashku me bashkëlojtarët e atëhershëm në futbollin e të rinjve në Zvicër.

 

 

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës këtë sezon duhet ta harrojë sa më shpejtë në nivelin personal, pasi huazimi i tij te Nottingham Forest nuk ka funksionuar.

Ai është huazuar nga Manchester City në Nottinham Forest.

Kujtojmë, që Muric vitin e kaluar ishte krucial për Manchester City në fitimin e Kupës së Kosovës. /Insporti.com/

-->