Muric tregon pse iu bashkua klubit spanjoll Girona

Futboll 22 Shtator 2020 23:00

Numri një i portës së Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muric, ditë më parë debutoi me klubin spanjoll Girona. Muric në këtë afat kalimtar u huazua nga Manchester City në Girona, që bën gara në rangun e dytë të futbollit spanjoll (Segunda Division).

Muric ka vendosur për Gironën për shkak të futbollit spanjoll dhe mënyrës se si Girona zhvillon lojën.

“E pëlqej se si luhet futbolli në Spanjë, për këtë shkak kam ardhur këtu”, ka deklaruar Muric për mediet spanjolle.

Ylli i “Dardanëve” sezonin e kaluar në aspektin personal kishte një sezon katastrofal në klubin anglez Nottingham Forest. Qysh në ndeshjen e parë e kishte humbur vendin në formacionin titullar, pas gabimeve që kishte bërë.

Megjithatë, Aro vazhdon të mbetet i preferuari i përzgjedhësit së Kosovës, Bernard Challandes.

Muric ende është në pronësi të Manchester Cityt, pasi klubi anglez ende beson në kualitetet e tij.

Me Cityn, Muric ka fituar Carabao Cup (Kupën e Ligës) madje kishte ndihmuar në çerekfinale dhe gjysmëfinale, duke pritur disa penallti.

-->