Murici me skuadër të re

Nations League 27 Qershor 2019 15:23

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric do t’i bashkohet Nottingham Forestit në huazim për një periudhë një-vjeçare.

Manchester City ka shpresa të mëdha për 20-vjeçarin, të cilin e pret në edicionin e ardhshëm t’i bëjë konkurrencë Edersonit për pozitën e portierit të parë në skuadër.

Muric e ka kaluar edicionin e fundit si portier rezervistë për Ederson, derisa ka bërë pesë paraqitje në Kupën Karabao.

Por, me rikthimin e Claudio Bravos nga lëndimi, Manchester City nuk dëshiron ta lë Muricin si numër tre për portën.

Kështu, kampioni i Anglisë do ta huazojë atë, derisa Nottingham Foresti e ka fituar garën me Preston North End për shërbimet e portierit të talentuar.