Murillo pas transferimit në Barcelonë: “Është ëndërr e bërë realitet”

Futboll 21 Dhjetor 2018 08:42

Jeison Murrillo edhe zyrtarisht është i Barcelonës.

Futbollist është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Murillo, i cili gjatë këtij sezoni është paraqitur në vetëm tri ndeshje me skuadrën e Valencias, tha se me transferimin te Barça, ëndrra iu bë realitet.

“Jam shumë i lumtur, kam ndjenja të përziera. Është ëndërr e bërë realitet”, tha Murillo.

“Tani duhet të punoj shumë dhe t’i bëjë gjërat sa më mirë që mundem dhe të tregoj pse jam këtu”.

“Kam ardhur këtu që të ndihmoj ekipin, të bëj atë që më kërkohet dhe të kënaqem, është klub i shkëlqyer – më i miri në botë, kështu që jam shumë, shumë i lumtur që gjendem këtu”. /Insporti.com/