Muriqi, debutim ëndrrash, shënon dy gola për Fenerbahcen (VIDEO)

Kombëtarja 19 Korrik 2019 19:01

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi vijon të mahnitë me formën e tij. Bomberi i Kosovës ka shënuar dy gola në ndeshjen debutuese me fanellën e Fenerbahces, ndaj Bursasporit.

Ish-futbollisti i Lirisë, Teutës dhe Besës së Kavajës, u transferua pak ditë më parë nga skuadra e Rizersporit drejt gjigantëve të Fenerbahces, teksa e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën me klubin turk.

Në përballjen e sotme, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, gjeti rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë, pas një asistimi të Potuk, ndërsa në minutën e 51-të, dyfishoi rezultatin.

Goli i dyte i Muriqit on Vidnews.

Goli i Vedat Muriqit on Vidnews.