Muriqi debuton me gol në La Liga – kështu u vlerësua
Futboll
05 Shkurt 2022
18:20

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi siç duket po rikthehet në formën e tij me ekipin e Mallorcas, në La Liga, shkruan Insporti.
Pas dy paraqitjeve me ekipin spanjoll, Vedat Muriqi ka arritur të bëjë paraqitje mbreslënëse. Teksa sot forma e tij e mirë u përkthye edhe në gol.
Muriqi në minutën e 66’të ia dha epërsinë ekipi të tij, duke realizuar nga penalltia.
Pasi u tregua më i miri në fushë në ndeshjen e Kupës, sot sulmuesi prizrenas nga SofaScore u vlerësua me notën 7.6, ku vetëm Takefusa Kubo u vlerësua më lart se Muriqi.
Notat e lojtarëve.:

Mallorca triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Cadiz, dhe rënditet në pozitën e 17’të me 23 pikë.
/Insporti.com