Muriqi dhe gruaja e tij po e shijojnë pushimin (FOTO)

Kombëtarja 13 Gusht 2019 16:07

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi e ka nisur mbarë aventurën e tij të re te gjiganti turk Fenerbahce.

Gjatë kësaj vere, ai e kompletoi transferimin nga Caykur Rizespori te Fenerbahce për shumën e tre milionë eurosh.

25-vjeçari është përshtatur mjaft mirë te skuadra elitare turke. Në miqësoret para-sezonale, ish-futbollisti i Lirisë ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Së fundmi Muriqi është parë duke u relaksuar me gruan e tij në plazh. Muriqi ka vendosur të pushojë paksa në plazh në prag të fillimit të edicionit të ri në Turqi.