Muriqi dhuron mbi 2 mijë euro për një fëmijë të sëmurë

Futboll 12 Mars 2021 11:20

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka dhuruar mbi 2 mijë euro për pacientin e SMA, Ahmet në Turqi.

Këtë e bëri Muriqi përmes një video live në Instagram, teksa është përshëndetur edhe nga mediat në Turqi për veprimin e tij human.

Ai komentoi në video “400 balona janë edhe nga unë për vëllain tim Ahmet”, që në euro i bien diku rreth 2200.

Muriqi aktualisht është i përqendruar te Lazio, teksa brenda pak ditësh do të zbarkojë në Kosovë, për të nisur përgatitjet për ndeshjet e marsit. 

-->