Muriqi do të mbetet te Fenerbahçe për të fituar trofe

Futboll 02 Korrik 2020 11:00

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të largohet nga skuadra e Fenerbahçes gjatë kësaj vere. 

Muriqi ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e Fenerbahçes edhe edicionin e ardhshëm (2020/21), pavarësisht interesimit të skuadrave të ndryshme të Evropës, përcjell të mërkurën gazeta turke “Aksam”. 

Në fakt, Muriqi ka thënë se nuk do të largohet nga Fenerbahçe pa fituar ndonjë trofe me këtë ekip, të cilit iu bashkua para fillimit të këtij edicioni nga Rizespori. 

Fenerbahçe këtë edicion do ta mbyllë pa asnjë trofe të fituar, pasi është eliminuar nga Kupa e Turqisë dhe është larg në garën për titull. 

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro të pazhvilluara në Superligën turke, Fenerbahçe zë vendin e gjashtë në tabelë me 46 pikë të tubuara, 14 më pak se Istabul Bashakshehiri që është lider. 

-->