Muriqi: Dua të punojë me Jose Mourinho

Kombëtarja 07 Janar 2020 08:57

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i ka treguar agjentit të tij se dëshiron të punëojë me trajnerin portugez të Tottenhamit, Jose Mourinho, shkruan Insporti.com.

Muriqi është në radarin e klubit anglez dhe besohet se kanë dërguar një ofertë prej 18 milionë euro në drejtim të Fenerbahce, por që është refuzuar.

Mediumi turk “Aksam” raporotn se Muriqi i ka treguar agjentit të tij se do të donte të punonte me trajnerin Jose Mourinho pas interesimit të Tottenhamit.

 

“Synimi im i vetëm është të bëhem kampion me Fenerbahçen. Është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh nën shënjestrën e klubeve të mëdha evropiane. Këto oferta më bëjnë mua të lumtur. Sidomos ajo e Tottenhamit. Do të doja të punoja me Mourinhon, por së pari ëndërroj të bëhem kampion me Fenerbahçen”, i ka thënë Muriqi agjentit të tij.

Mbetet të kuptohet e ardhmja e ish sulmuesit të Lirisë së Prizrenit në këtë afat kalimtar të janarit, pasi klub turk vështirë se do të pranojë një largim të tij.

Fenerbahçe kërkon 25 milionë euro për sulmuesin e Kosovës. Kujtojmë, se Feneri e ka transferuar lojtarin për 3.5 milionë euro në verën e kaluar. /Insporti.com/

-->