Ekskluzive/ Flet Muriqi: Çaj jam tu pi, çfarë Anglie

Futboll 14 Janar 2022 11:53

Këtë janar, emri i sulmuesit prizrenas, Vedat Muriqi ka qenë i lidhur me një numër klubesh nga Premierliga, shkruan Insporti.

I fundit që u raportua është klubi i West Brom, madje sipas “A Spor” thuhej se Muriqi ka udhëtuar drejt Anglisë.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është e vertetë, pasi Muriqi gjendet në shtëpi, duke pirë çaj madje.

Në në prononcim për Insportin, Muriqi e mohoi udhëtimin në Angli, shkurt: “Vallai jam çaj tu pi në shtëpi, çfarë Anglie”.

Ditën e sotme, bujë bëri lajmi se reprezentuesi kosovar i bëri ‘unfollow’ në rrjetet sociale klubit të Lazios, gjë për të cilën Muriqi nuk pranoi të jap arsye.

Raportohet se Muriqi po preferon rikthimin në Turqi, por që Lazio nuk po shpreh aq interes për shkak se skuadrat turke nuk po ofrojnë shumë para për të.

Muriqi tek Lazio ka bërë vetëm 43 paraqitje, ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.

/Insporti.com

-->