Muriqi flet për huqjen e vitit: “Nisa festimin, por…”

Nations League 12 Tetor 2018 08:51

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është shprehur shumë i lumtur me fitoren mbrëmë ndaj Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi i Kosovës shënoi gol në fitoren 3-1 të “Dardanëve”, por shpërdoroi disa raste, veçohet ajo në pjesën e parë me portën e boshatisur, rast, që sipas Muriqit, ashtu si gjithë tifozëve, ishte gol – por jo, topin nuk hyri në rrjetë.

“Nuk e di as vet pse nuk shënoja, fillova të kthehem për tº nisur festën, por kur e pash topi nuk ishte në rrjetë”, u shpreh Muriqi.

“Arrita të shënoj në pjesën e dytë dhe jam i lumtur për ketë”.

“Është koha tani të mendojmë për Ishujt Faroe dhe të përgatitemi sa më mirë. Në ndeshjen tjetër besoj se do të fitojmë, dhe të bëjmë hapin e madh për kualifikim”, është shprehur mes tjerash Muriqi. /Insporti.com/