Muriqi e priti penalltinë – reagimi i ‘çmendur’ i komentatorit kosovar

Kombëtarja 11 Shtator 2019 12:07

Arijanet Muriq bëri “mrekullinë” mbrëmë, duke i pritur penalltinë sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

Kane, që i ka realizuar 14 penalltitë e fundit të ekzekutuara me ekipin dhe kombëtaren, nuk ai doli ta bëjë të njëjtën kur përballë pati ‘gardianin’ e Kosovës, shkruan Insporti

Muriq, që ka mundur të analizojë stilin e gjuajtjeve të Kane gjatë kohës së tij te Manchester City në Premierligë, e lexoi penalltinë e 26-vjeçarit, duke bërë që rezultati të mbetej 5:3.

Kosova i kishte pësuar pesë gola në pjesë të parë në St Mary’s, por në pjesë të dytë tregoi paraqitje të guximshme dhe dinjizote, duke mos e pësuar asnjë gol.

Më meritori padyshim se ishte Aro Muriqi me penalltinë e pritur, derisa ky moment emocionoi edhe komentatorin kosovar Andin Lokaj.

Momentin e pritjes së penalltisë mund ta shihni në videon më poshtë. /Insporti.com/

-->