Muriqi edhe më afër rikthimit në Turqi – Fenerbahçe apo Galatasaray?

Kombëtarja 24 Dhjetor 2021 22:11

Futbollisti kosovar duket se e ka mbyllur eksperiencën në Lazio, pritet t’i bashkohet Fenerbahçes ose Galatasarayt.

Vedat Muriqi duket se e ka mbyllur përfundimisht eksperiencën në Lazio.

Futbollisti kosovar nuk ka arritur asnjëherë të bind me cilësitë e tij në kryeqytetin italian.

Për një vit e gjysmë, përfaqësuesi kosovar i ka realizuar vetëm dy gola.

Shpesh, ai ka përfunduar në bankinë, por nuk është që s’i është dhënë rasti.

E tash, 27 vjeçari e ka postuar një fotografi, përmes së cilës tregon se e ka marrë rrugën drejt Stambollit.

Gjithçka rreth këtij udhëtimi lidhet me një rikthim të tij të mundshëm në Superligën turke.

Në fakt, interesim për ish-futbollistin e Rizesporit kanë shfaqur ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe Galatasaray.

Këtë javë, futbollistët e Lazios e kanë pushim dhe duket se Muriqi e ka shfrytëzuar rastin për ta marrë rrugën drejt kryeqytetit turk.

“Biancocelesti” e kishin blerë kartonin e tij për 18 milionë euro.

Nuk përjashtohet mundësia që Muriqi të huazohet deri në fund të sezonit në njërin nga klubet e Stambollit.

E më pas, gjatë verës të shitet përfundimisht nga Lazio.

Muriqi ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2025.

Por, qysh tash lazialëve iu ka ardhur në majë të hundës durimi.

-->