Muriqi fitoi zemrat e tifozëve të Fenerbahces me këtë veprim në golin e fundit

Futboll 20 Tetor 2019 22:16

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në sezonin e tij të parë te Fenerbahce.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në këtë verë u transferua te skuadra turke nga rivali i Superligës së Turqisë, Rizespor.

Gladiatori i ‘Dardanëve’ ka shënuar edhe një herë golin e fitores për Fenerbahcen ndaj Denizlispor.

Skuadra e sulmuesit të Kosovës shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të skuadrës së tij, për t’u treguar edhe një herë vendimtar për skuadrën e tij.

Në momentin që shënoi golin, Muriqi drejtoi gishtin nga Emre që ishte asistuesi dhe kërkoi nga tifozët që ta duartrokisni 39-vjeçarin dhe jo atë. /Telegrafi/

-->