Muriqi flet për Lazion: Kam problemin e njëjtën si Cristiano Ronaldo

Futboll 24 Mars 2021 23:00

Vedat Muriqi ka mohuar zërat se është në bisedime me Fenerbahcen për një rikthim të mundshëm në kampionatin turk, raporton Insporti.com.

Muriqi në një prononcim për mikrofonin e “Digitalb SuperSport” ka deklaruar se ka kontratë pesë vjeçare me Lazion dhe se gjithçka varet nga klubet.

““Kam kontratë pesë vjetë me Lazion, klubi ka investuar 20 milionë euro në mua. Në Fenerbahce kam kaluar mirë, por është punë e klubeve nuk e di cfarë bëjnë klubet. Jam i lumtur në Lazio, kush ka shkuar në Serie A ka pas probleme edhe Ronaldo ka pas problem. Shpresoj se vitin e ardhshëm të bëjë si në Fenerbahce”, deklaroi ai, transmeton Insporti.com.

Sulmuesi “dardan” këtë sezon me Lazion ka shënuar vetëm një gol në Serie A në 18 ndeshjes sa ka zhvilluar, ndërsa në Ligën e Kampionëve zhvilloi pesë ndeshje pa gjetur golin.

Në verën e kaluar u transferua nga Fenerbahce në Lazio për shumën e 20 milionë eurove. /Insporti.com/

-->