Muriqi i bën ‘unfollow’ Lazios ne rrjetet sociale, por ndjek ish-klubin – ja detajet

Futboll 14 Janar 2022 10:20

Sulmuesi prizrenas i Lazios, Vedat Muriqi, duket se po i jep fund aventurës së tij në Serie A, atje ku nuk u ambientua dhe pati shumë pak minuta në dispozicion për të luajtuar, shkruan Insporti.

Së fundi, reprezentuesi i Kosovës i ka bërë ‘unfollow’ klubit të tij në rrjetin social, Twitter dhe Instagram,, një sinajl i qartë ky për largimin e tij.

Teksa, dyshimet shtohen edhe më shumë pasi Muriqi ende e ndjek ish- klubin e tij nga Superliga turke, Fenerbahcen, pasi kjo e fundit ka kërkuar shërbimet e sulmuesit prizrenas.

Muriqi ka qenë i lidhur edhe me kalimin te klube si Leeds, Hull City si dhe tek Galatasaray.

Në anën tjetër sipas raportimeve të fundit, Vedat Muriqi po udhëton drejt Anglisë për të nënshkruar me West Bromwich Albion.

Në total, Muriqi ka luajtur në 14 sfida me Lazion, dhe numëron vetëm 313 minuta lojë.

/Insporti.com

-->